• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Koalicioni u certifikua, liderët heshtin: Ku mbeti uniteti i Prishtinës?

8 Tetor, 2026
in Lajme, Lugina
Shqiptarët e Luginës u bënë bashkë në Prishtinë, për të mbërritur në Beograd
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kanë kaluar tri ditë nga shpallja zyrtare e listës “Koalicioni Shqiptar” nga Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë, më 5 tetor, por certifikimi i saj nuk është shoqëruar me reagime publike nga shumica e liderëve politikë shqiptarë që janë pjesë e koalicionit. Ndërkohë që disa prej tyre kanë gjetur hapësirë për të komentuar zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë votimin për presidenten e re, për vetë certifikimin e listës me të cilën partitë e tyre do të garojnë më 25 tetor në Serbi kanë heshtur.

I vetmi kryetar partie që reagoi publikisht për certifikimin ishte Shaip Kamberi, njëherësh bartës i listës. Kamberi njoftoi certifikimin e “Koalicionit Shqiptar”, falënderoi partnerët politikë dhe rikujtoi marrëveshjen e arritur më 29 shtator në Prishtinë, me ndërmjetësimin e kryeministrit Albin Kurti.

Kontrasti është i dukshëm te Visar Memeti, kryetar i Alternativës për Ndryshim dhe kandidati i dytë në listë. Memeti ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, përfshirë votimin për presidenten, por nuk ka bërë një deklarim të posaçëm për certifikimin e listës në të cilën është vetë kandidat.

Megjithatë, Memeti mbrëmë publikoi fotografi nga takimi me përfaqësuesit e nëndegëve të APN-së, ku, sipas tij, është diskutuar për zgjedhjet e 25 tetorit dhe është arritur dakordimi për “mobilizim në të gjitha strukturat” dhe “angazhim maksimal”. Pra, te APN-ja ka nisur mobilizimi elektoral, por mbetet fakti se certifikimi i listës së përbashkët nuk u shënua me një reagim publik nga kryetari i saj.

Edhe Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH-së, ka qenë aktiv në komunikimin publik për tema të tjera, përfshirë zhvillimet në Kosovë. Por për certifikimin e listës së përbashkët – asnjë reagim. Madje, sipas postimeve të tij publike, Mustafa nuk kishte bërë ndonjë deklarim as për marrëveshjen e 29 shtatorit në Prishtinë. Për një subjekt që është pjesë e kësaj marrëveshjeje, heshtja si për arritjen e saj, ashtu edhe për certifikimin e listës, është vështirë të kalojë pa u vërejtur.

Nagip Arifi, kryetar i Partisë Demokratike, kishte shpërndarë më herët njoftimin se Bajram Mustafa është kandidati numër tre në listën e përbashkët. Por pas certifikimit, as nga Arifi nuk pati reagim. Kështu, kandidatura e përfaqësuesit të PD-së mori hapësirë në komunikimin publik të kryetarit të partisë, ndërsa certifikimi i listës së përbashkët ku ai kandidat garon, jo.

Edhe më e theksuar është heshtja e Shqiprim Musliut, kryetar i LPD-së. Ai nuk ka reaguar për certifikimin e listës dhe nuk kishte postuar as për procesin që i parapriu asaj. Ndërkohë, postimet për aktivitete të tjera kanë vazhduar. Për një subjekt që është pjesë e koalicionit dhe ka përfaqësuesen e vet në listë, mungesa e komunikimit publik për një proces kaq të rëndësishëm ngre pyetje.

Sami Salihu i LR-së kishte shprehur më herët publikisht mbështetjen për “Koalicionin Shqiptar”, por pas certifikimit nuk ka reaguar. As Armend Aliu dhe Armend Sadriu nga Aleanca për Luginën, e as Naser Aziri i UDSH-së, sipas postimeve të tyre publike, nuk kanë bërë ndonjë deklarim për certifikimin e listës.

Kjo heshtje merr peshë të veçantë kur lexohet marrëveshja politike e 29 shtatorit në Prishtinë. Neni 1, alineja 2, është mjaft i qartë:

“Secili subjekt angazhohet ta mbështesë listën me strukturat dhe kapacitetet e veta dhe të mos paraqesë apo mbështesë lista konkurruese në këto zgjedhje.”

Natyrisht, marrëveshja nuk i obligon liderët të bëjnë postime në Facebook dhe mungesa e një postimi nuk dëshmon vetvetiu mungesë mbështetjeje. Por dokumenti i obligon politikisht subjektet ta mbështesin listën me strukturat dhe kapacitetet e tyre. Kur drejtuesit vazhdojnë të komunikojnë për zhvillime të tjera politike, por nuk e shënojnë publikisht certifikimin e listës së tyre, pyetja për nivelin e angazhimit të përbashkët bëhet e pashmangshme.

Prandaj, çështja nuk është një postim në rrjetet sociale. Çështja është nëse marrëveshja e Prishtinës do të shndërrohet në një fushatë të përbashkët, ku secili subjekt do të vërë realisht në dispozicion strukturat dhe kapacitetet e veta, ashtu siç është zotuar.

Rasti i APN-së tregon se të paktën mobilizimi i strukturave ka nisur. Tani mbetet të shihet nëse një angazhim i tillë do të jetë i dukshëm edhe te partnerët e tjerë të koalicionit.

Sepse marrëveshja është nënshkruar, lista është certifikuar dhe kandidatët tashmë janë në garë. Ajo që ende duhet të dëshmohet është nëse “Koalicioni Shqiptar” do të funksionojë edhe si koalicion në terren, e jo vetëm si emër në fletën zgjedhore./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
6:13 am, 17 Nëntor, 2026
8°C
të mbuluar me re
97 %
1014 mb
2 mph
Wind Gust: 7 mph
Clouds: 97%
Visibility: 1.098 km
Sunrise: 6:26 am
Sunset: 4:09 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

PVD dje i fitoi zgjedhjet për KKSH, sot Shaip Kamberi del me një propozim që askush s’e priste: “Të bëhemi të gjithë bashkë për drejtimin e Këshillit”

PVD dje i fitoi zgjedhjet për KKSH, sot Shaip Kamberi del me një propozim që askush s’e priste: “Të bëhemi të gjithë bashkë për drejtimin e Këshillit”

9 Nëntor, 2026
Ndërhyri për të ndalur përleshjen, plagoset rëndë me thikë në Preshevë

Mbi një kilogram marihuanë gjendet në një shtëpi në Bujanoc, arrestohet 24-vjeçari

6 Nëntor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM