• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Mbledhje komemorative në Tërnoc për veprimtarin e ndjerë të diasporës, Skender Jusufi (FOTO)

5 Janar, 2026
in Lajme, Lugina
Mbledhje komemorative në Tërnoc për veprimtarin e ndjerë të diasporës, Skender Jusufi (FOTO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Dhjetëra qytetarë të Tërnocit u mblodhën sonte në ambientet e Bashkësisë Lokale për të nderuar jetën dhe veprën e veprimtarit të njohur të diasporës, Skender Jusufi, i cili ndërroi jetë dje në Zvicër.

Në njoftimin e Bashkësisë Lokale të Tërnocit thuhet se mbledhja komemorative u organizua në shenjë respekti për një veprimtar të palodhur, humanist dhe patriot, i cili gjithë jetën ia kushtoi vendlindjes dhe bashkëatdhetarëve të tij. Kontributi i Skender Jusufit për Tërnocin ishte i vazhdueshëm dhe i sinqertë – sa herë që fshati kishte nevojë, ai ishte aty, bashkë me shokët e tij, për të ndihmuar.

“Me vdekjen e tij nuk vdesin as punët e as veprat. Ato do të jetojnë në mesin tonë, ashtu siç do të jetojë edhe vetë Skenderi përmes kontributit dhe veprës së tij”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Skender Jusufi ishte bashkëthemelues dhe ish-kryetar i Lëvizjes së Mërgimtarëve të Tërnocit (LMT), në disa mandate, duke organizuar aktivitete kulturore, sportive dhe duke kontribuar vazhdimisht për zhvillimin e vendlindjes.

Ai lindi më 10 qershor 1955 në Tërnoc, ku përfundoi shkollën fillore, ndërsa gjimnazin e kreu në Bujanoc. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Që nga viti 1981 jetoi dhe veproi në Zvicër, ku u arsimua dhe u specializua më tej në fushën e ndërtimit dhe teknologjisë.

Në vitin 1994 themeloi kompaninë “Ing. Büro Jusufi” në Oftringen, me të cilën realizoi disa projekte ndërtimore në Zvicër. Përveç veprimtarisë profesionale, për shumë vite ishte këshilltar juridik dhe përkthyes për bashkatdhetarët, si dhe aktiv në strukturat e shoqatave shqiptare në Zvicër.

Edhe pas pensionimit, Skender Jusufi mbeti i angazhuar në shërbim të mërgatës dhe çështjes kombëtare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar njerëzore dhe shoqërore.

Lavdi jetës dhe veprës së Skender Jusufit. I lehtë i qoftë dheu i Tërnocit./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
6:48 pm, 16 Gusht, 2026
30°C
i kthjellët
19 %
1012 mb
7 mph
Wind Gust: 7 mph
Clouds: 0%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:40 am
Sunset: 7:34 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja e paqes

Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja e paqes

13 Gusht, 2026
Pasivizimi: diskriminimi nën petkun e ligjzbatimit

Pasivizimi: diskriminimi nën petkun e ligjzbatimit

13 Gusht, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM