• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Pse na duhet zëri këmbëngulës i Shaip Kamberit në Parlament?!

14 Tetor, 2026
in Lajme, Lugina
Pasivizimi: diskriminimi nën petkun e ligjzbatimit
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Në prag të pothuajse çdo palë zgjedhjesh parlamentare, prej vitit 2007, rikthehet i njëjti diskurs politik: Çfarë na duhet deputeti në Beograd, kur nuk po na zgjidh asnjë problem?!

Ndoshta, aktorët e këtij diskursi kanë ndryshuar ndër vite, por emëruesi i përbashkët ka mbetur pothuajse i njëjtë: margjinalizimi i përfaqësimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, një qasje që, ndoshta, qendrën e saj e ka pikërisht në Beograd.

Këtë herë, ky debat po zhvillohet në një klimë krejtësisht tjetër politike në Serbi, me ndarje të thella mes pushtetit të Aleksandar Vuçiqit dhe kundërshtarëve të tij. Në këtë atmosferë, bashkimi i shqiptarëve në një listë të vetme ka nxitur edhe reagimet e Vuçiqit kundër Shaip Kamberit dhe përfaqësimit të përbashkët shqiptar.

Është interesante se, ndërkohë që Vuçiqi e kundërshton këtë bashkim, disa aktorë lokalë shqiptarë vazhdojnë ta relativizojnë rëndësinë e tij dhe të përfaqësimit parlamentar. Me vetëdije apo pa të, argumentet e tyre shpesh përputhen me qëndrimet e shprehura nga pushteti në Beograd, ndonëse kjo nuk dëshmon domosdoshmërisht një bashkërendim mes tyre.

Sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më të zëshëm bëhen edhe qarqe të caktuara që përpiqen ta paraqesin mandatin e deputetit shqiptar si çështje interesi personal. Madje, disa prej atyre që sot e kritikojnë Kamberin, bashkëpunimin me Beogradin e shohin të pranueshëm përmes lidhjeve private dhe projekteve të vogla, por jo përmes përfaqësimit politik që trajton problemet thelbësore të shqiptarëve.

Por, pse është i rëndësishëm zëri i Shaip Kamberit në Parlament?

Duhet pranuar se Shaip Kamberi është ndër politikanët shqiptarë me përvojën më të gjatë në Luginën e Preshevës. Nga vitet ’90, periudha e luftës në Kosovë dhe proceset negociuese të kohës së UÇPMB-së, ai ka qenë pjesë e zhvillimeve të ndjeshme politike që kanë përcaktuar rrugëtimin e shqiptarëve në këtë rajon.

Si ish-kryetar i Komunës së Bujanocit, Kamberi ka pasur mundësinë t’i njohë drejtpërdrejt problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Gjatë mandatit të tij të parë, me ndërmjetësimin e OSBE-së, u arrit marrëveshja me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Trupin Koordinues për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Ai ishte gjithashtu ndër nismëtarët e riorganizimit të Trupit Koordinues, proces me të cilin lidhet punësimi i 57 shqiptarëve në gjykata, administratën tatimore, dogana dhe institucione të tjera shtetërore.

Për ata që e dinë, por edhe për ata që mund ta kenë harruar, Kamberi ka qenë ndër hartuesit e Planit Shtatëpikësh, një dokument që përmbledh një pjesë të madhe të problemeve të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të grumbulluara ndër vite, që nga vitet ’90. Për zbatimin e këtij plani, Qeveria e Serbisë ka marrë përsipër obligime, por shumë prej tyre vazhdojnë të mbeten të parealizuara. Kjo tregon se angazhimi politik nuk ka të bëjë vetëm me evidentimin e problemeve, por edhe me përcaktimin e rrugëve për zgjidhjen e tyre.

Gjatë mandateve parlamentare, Kamberi ka qenë një zë i vazhdueshëm i çështjes shqiptare në Beograd. Dikush mund të pyesë se çfarë kanë fituar shqiptarët nga ky përfaqësim. Por pyetja mund të shtrohet edhe ndryshe: Çfarë kemi humbur nga fakti që problemet tona janë ngritur në Parlament? Përkundrazi, me angazhimin e Kamberit dhe faktorëve të tjerë, çështja e Luginës ka fituar vëmendje edhe në Kongresin amerikan, ku janë ndërmarrë iniciativa legjislative që lidhen me trajtimin e shqiptarëve në Serbi.

Në rrethanat aktuale politike, kur Serbia është e ndarë mes pushtetit dhe kundërshtarëve të tij, përfaqësimi i bashkuar shqiptar mund të marrë rëndësi të veçantë. Nuk është çështja vetëm sa deputetë do të fitojnë shqiptarët, por edhe çfarë qëndrimi politik do të mbajnë dhe çfarë roli mund të kenë në raportet e ardhshme parlamentare. Përvoja e Kamberit në këto procese është një element që meriton vëmendje.

Sigurisht, ka edhe shumë arsye të tjera për të diskutuar rëndësinë e përfaqësimit shqiptar në Beograd. Kritika ndaj çdo deputeti është e drejtë, por ajo nuk duhet të shndërrohet në përpjekje për ta zhvlerësuar vetë përfaqësimin politik.

Dhe krejt në fund, po e themi hapur: Lidhjet private dhe projektet mund të kenë vlerën e tyre, por pesha e përfaqësimit politik dhe zëri i Shaip Kamberit në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kanë një dimension shumë më të gjerë sesa interesat e kujtdoqoftë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
5:52 am, 17 Nëntor, 2026
8°C
të mbuluar me re
97 %
1014 mb
2 mph
Wind Gust: 7 mph
Clouds: 97%
Visibility: 1.098 km
Sunrise: 6:26 am
Sunset: 4:09 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

PVD dje i fitoi zgjedhjet për KKSH, sot Shaip Kamberi del me një propozim që askush s’e priste: “Të bëhemi të gjithë bashkë për drejtimin e Këshillit”

PVD dje i fitoi zgjedhjet për KKSH, sot Shaip Kamberi del me një propozim që askush s’e priste: “Të bëhemi të gjithë bashkë për drejtimin e Këshillit”

9 Nëntor, 2026
Ndërhyri për të ndalur përleshjen, plagoset rëndë me thikë në Preshevë

Mbi një kilogram marihuanë gjendet në një shtëpi në Bujanoc, arrestohet 24-vjeçari

6 Nëntor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM