• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

RIK shpall zyrtarisht listën “Koalicioni Shqiptar” për zgjedhjet e 25 tetorit

6 Tetor, 2026
in Lajme, Lugina
RIK shpall zyrtarisht listën “Koalicioni Shqiptar” për zgjedhjet e 25 tetorit
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Komisioni Republikan Zgjedhor (RIK) ka shpallur mbrëmë zyrtarisht listën zgjedhore të pakicës kombëtare shqiptare të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, e cila do të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të parapara për 25 tetor 2026.

Koalicionin e përbëjnë Partia për Veprim Demokratik (PVD), Alternativa për Ndryshim (APN), Partia Demokratike (PD), Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Lëvizja për Proces Demokratik (LPD), Lëvizja për Reforma dhe Unioni Demokratik Shqiptar, ndërsa lista përmban gjithsej 10 kandidatë për deputetë.

Lista zgjedhore ishte dorëzuar në RIK nga Rahim Salihi, në emër të koalicionit. Sipas të dhënave të Komisionit, janë dorëzuar gjithsej 6.863 deklarata të mbështetjes së votuesve, prej të cilave 5.988 janë vlerësuar juridikisht të vlefshme.

Anëtarët e RIK-ut votuan njëzëri për shpalljen e listës, duke i njohur njëkohësisht “Koalicionit Shqiptar” statusin e listës zgjedhore të pakicës kombëtare.

Me këtë vendim, “Koalicioni Shqiptar” edhe zyrtarisht hyn në garën për përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
5:40 am, 17 Nëntor, 2026
8°C
të mbuluar me re
97 %
1014 mb
2 mph
Wind Gust: 7 mph
Clouds: 97%
Visibility: 1.098 km
Sunrise: 6:26 am
Sunset: 4:09 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

PVD dje i fitoi zgjedhjet për KKSH, sot Shaip Kamberi del me një propozim që askush s’e priste: “Të bëhemi të gjithë bashkë për drejtimin e Këshillit”

PVD dje i fitoi zgjedhjet për KKSH, sot Shaip Kamberi del me një propozim që askush s’e priste: “Të bëhemi të gjithë bashkë për drejtimin e Këshillit”

9 Nëntor, 2026
Ndërhyri për të ndalur përleshjen, plagoset rëndë me thikë në Preshevë

Mbi një kilogram marihuanë gjendet në një shtëpi në Bujanoc, arrestohet 24-vjeçari

6 Nëntor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM