• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Serbia dhe Shqipëria pajtohen në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc

30 Korrik, 2026
in Lajme, Lugina
Serbia dhe Shqipëria pajtohen në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe në Bujanoc.

Në një intervistë për Radio Beogradin, Gjuriq tha se gjatë takimit me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, është arritur pajtueshmëri fillestare për këtë hap diplomatik.

“Më gëzon që pata bisedime të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm pajtim në parim që të hapim konsullatat e dy vendeve tona në Shkodër dhe në Bujanoc”, deklaroi Gjuriq, shkruan Danas.rs

Duke folur për integrimin evropian, ai theksoi se Serbia ka përshpejtuar zbatimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe se anëtarësimi në BE mbetet interes kombëtar i vendit.

Sipas tij, Serbia është e lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë të sigurisë, duke shtuar se është më mirë që vendi të marrë pjesë në vendimmarrje sesa të jetë vetëm objekt i saj.

Gjuriq foli edhe për marrëdhëniet me Republikën Çeke, duke vlerësuar se Serbia ka një partner të rëndësishëm në Evropën Qendrore. Ai tha se gjatë vizitës së tij në Pragë, ministri i Jashtëm çek, Petr Maçenka, kishte deklaruar se njohja e Kosovës nga disa qeveri të mëparshme çeke ishte bërë nën presion dhe se çështja e Kosovës është, sipas tij, “një çështje serbe”.

Sa i përket situatës në Kosovë, Gjuriq vlerësoi se Qeveria e Kosovës është gjithnjë e më e izoluar në bashkësinë ndërkombëtare.

Në intervistë, ai komentoi edhe rastin e ndërtesës së ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Beograd, duke mbrojtur ministrin e Kulturës, Nikola Selakoviq. Sipas Gjuriqit, Selakoviqi ka vepruar në përputhje me ligjin dhe në interes të shtetit, ndërsa akuzat ndaj tij dhe disa zyrtarëve të tjerë i cilësoi si sulme ndaj interesave shtetërore dhe kombëtare./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
7:19 pm, 16 Gusht, 2026
29°C
i kthjellët
24 %
1012 mb
7 mph
Wind Gust: 7 mph
Clouds: 0%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:40 am
Sunset: 7:34 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja e paqes

Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja e paqes

13 Gusht, 2026
Pasivizimi: diskriminimi nën petkun e ligjzbatimit

Pasivizimi: diskriminimi nën petkun e ligjzbatimit

13 Gusht, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM