• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Studentët në bllokadë vijnë në Bujanoc – më 15 dhe 16 gusht takime dhe biseda me qytetarët

13 Gusht, 2026
in Lajme, Lugina
Studentët në bllokadë vijnë në Bujanoc – më 15 dhe 16 gusht takime dhe biseda me qytetarët
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto Bujanovacke.co.rs-

Studentët në bllokadë do të vizitojnë gjatë fundjavës së ardhshme, më 15 dhe 16 gusht, Bujanocin, Vranjën, Vladiçin Hanin, Surdulicën dhe një numër fshatrash të Qarkut të Pçinjës, ku do të bisedojnë drejtpërdrejt me qytetarët, shkruan N1, përcjell LUGINALAJMI.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen blokade.org, studentët kanë paralajmëruar aksionin “Derë më derë”, si dhe vendosjen e stendave në disa prej këtyre lokaliteteve.

Qëllimi i aksionit, sipas studentëve, është që të zhvillojnë biseda të drejtpërdrejta me qytetarët e jugut të Serbisë dhe të dëgjojnë problemet dhe qëndrimet e tyre.

“Kur flitet për Serbinë, jugu shpesh përmendet i fundit, nëse përmendet fare. Pikërisht atje, në Vranjë, Bujanoc, Surdulicë, Vladiçin Han dhe fshatrat përreth, jetojnë njerëz që presin të njëjtën gjë si të gjithë të tjerët – që dikush t’i dëgjojë dhe jo vetëm t’i vizitojë rrugës drejt diçkaje më të rëndësishme”, kanë deklaruar studentët në përshkrimin e aksionit.

Ata kanë bërë të ditur se aktivitetet do të zhvillohen në pjesë të ndryshme të Qarkut të Pçinjës, nga tregjet e Vranjës deri te vendbanimet më të vogla të rajonit.

Në Vranjë, gjatë gjithë fundjavës, studentët kanë paralajmëruar se do të trokasin edhe drejtpërdrejt në dyert e qytetarëve në kuadër të aksionit “Derë më derë”.

Vizita e studentëve në bllokadë në jug të Serbisë është pjesë e aktiviteteve të tyre për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, ndërsa Bujanoci është një prej komunave të përfshira në agjendën e tyre për fundjavën e 15 dhe 16 gushtit./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:50 am, 17 Tetor, 2026
5°C
i kthjellët
92 %
1020 mb
2 mph
Wind Gust: 5 mph
Clouds: 5%
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:47 am
Sunset: 5:48 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq konfirmon: Serbia shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare më 25 tetor

Vuçiq përsëri sulmon Kamberin dhe Kurtin, i akuzon për marrëveshje me Listën Studentore (VIDEO)

15 Tetor, 2026
Pasivizimi: diskriminimi nën petkun e ligjzbatimit

Pse na duhet zëri këmbëngulës i Shaip Kamberit në Parlament?!

14 Tetor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM