• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Visar Memeti kandidat për deputet nga Alternativa për Ndryshim

24 Shtator, 2026
in Lajme, Lugina
Visar Memeti kandidat për deputet nga Alternativa për Ndryshim
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Alternativa për Ndryshim ka marrë vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, ndërsa ka nominuar kryetarin e saj, Visar Memeti, për kandidat për deputet.

Në mbledhjen e Këshillit Qendror të partisë, ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte angazhimi i Alternativës në procesin zgjedhor dhe përcaktimi i kandidaturës për deputet. Pas diskutimeve, Këshilli Qendror vendosi që Visar Memeti të jetë kandidat nga radhët e kësaj partie.

Pavarësisht këtij vendimi, Alternativa për Ndryshim vazhdon të mbështesë idenë që partitë shqiptare në këto zgjedhje të paraqiten me një listë të përbashkët, duke vlerësuar se bashkimi i forcave politike do të siguronte një përfaqësim më të fuqishëm të shqiptarëve.

Edhe Partia për Veprim Demokratik, në mbledhjen e Këshillit Qendror të mbajtur javë më parë, ka nominuar kryetarin e saj dhe deputetin aktual, Shaip Kamberi, si kandidat për deputet popullor.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse partitë shqiptare do të arrijnë marrëveshje për një listë të përbashkët apo do të orientohen drejt dy listave zgjedhore.

Kjo çështje pritet të qartësohet pas kthimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku aktualisht po qëndron për vizitë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
6:04 am, 17 Nëntor, 2026
8°C
të mbuluar me re
97 %
1014 mb
2 mph
Wind Gust: 7 mph
Clouds: 97%
Visibility: 1.098 km
Sunrise: 6:26 am
Sunset: 4:09 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

PVD dje i fitoi zgjedhjet për KKSH, sot Shaip Kamberi del me një propozim që askush s’e priste: “Të bëhemi të gjithë bashkë për drejtimin e Këshillit”

PVD dje i fitoi zgjedhjet për KKSH, sot Shaip Kamberi del me një propozim që askush s’e priste: “Të bëhemi të gjithë bashkë për drejtimin e Këshillit”

9 Nëntor, 2026
Ndërhyri për të ndalur përleshjen, plagoset rëndë me thikë në Preshevë

Mbi një kilogram marihuanë gjendet në një shtëpi në Bujanoc, arrestohet 24-vjeçari

6 Nëntor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM