Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit.
Në një deklaratë për mediat serbe, Vuçiq bëri të ditur se do të largohet zyrtarisht nga detyra më 27 shtator.
Njoftimi vjen në një periudhë të tensionuar politike në Serbi, pas protestave masive që përfshinë vendin.
Vuçiq ka deklaruar se gjatë qëndrimit në detyrë i ka shërbyer me besnikëri popullit serb, ndërsa vendimi për dorëheqjen shënon një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike të Serbisë.
“Dua t’ju njoftoj se më 27 shtator do të jap dorëheqjen nga posti i presidentit. Atë mbrëmje do t’u drejtohem qytetarëve dhe do t’i falënderoj për mbështetjen. Kam qenë presidenti i Republikës për kohën më të gjatë që nga vendosja e sistemit shumëpartiak në vendin tonë.
Këtë nuk do të mund ta bëja pa qytetarët e këtij vendi. E vetmja gjë që mund të them është se i kam shërbyer me besnikëri Serbisë dhe qytetarëve të saj, me përkushtim dhe duke luftuar”, u shpreh Vuçiq./LUGINALAJMI/



