-Foto www.rts.rs-
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, shkruan RTS.
Vuçiq ka bërë të ditur se propozimi i arsyetuar i Qeverisë për shpërndarjen e Kuvendit Popullor tashmë ka mbërritur tek ai dhe se nesër do të marrë vendimin për shpërndarjen e parlamentit.
“Nesër në mesditë do t’i shpall zgjedhjet për 25 tetor”, ka deklaruar Vuçiq për RTS.
Sipas tij, dekretin për shpërndarjen e Kuvendit Popullor dhe vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare do t’i nënshkruajë nesër, saktësisht në orën 12:00.
Me shpalljen zyrtare të zgjedhjeve do të nisë edhe fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
RTS kishte raportuar edhe ditët e fundit se 25 tetori ishte data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa sipas legjislacionit zgjedhor të Serbisë, nga dita e shpalljes deri në ditën e votimit duhet të kalojnë së paku 45 dhe jo më shumë se 60 ditë./LUGINALAJMI/



