• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Vuçiq përsëri sulmon Kamberin dhe Kurtin, i akuzon për marrëveshje me Listën Studentore (VIDEO)

15 Tetor, 2026
in Lajme, Lugina, Rajoni
Vuçiq konfirmon: Serbia shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare më 25 tetor
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar koalicionin shqiptar se, me ndërmjetësimin e Albin Kurtit, ka arritur marrëveshje me Listën Studentore për përfaqësimin në këshillat zgjedhorë në Serbi.

Ish-presidenti i Serbisë dhe kandidati i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për kryeministër, Aleksandar Vuçiq, ka sulmuar deputetin shqiptar Shaip Kamberi dhe koalicionin e partive shqiptare, duke i akuzuar për bashkëpunim politik me Listën Studentore, pas të cilit, sipas tij, qëndron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan LUGINALAJMI.

Në një paraqitje përmes rrjetit social Instagram, Vuçiq ka pretenduar se Kurti ka mbledhur përfaqësuesit e partive shqiptare dhe u ka “urdhëruar” të bashkohen në një koalicion për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.

Sipas tij, pas këtij bashkimi, përfaqësuesit e koalicionit shqiptar u kanë ofruar përfaqësuesve të Listës Studentore vendet e tyre në këshillat zgjedhorë në qytete të ndryshme të Serbisë.

“Kanë bërë marrëveshjen më të rëndësishme, marrëveshje strategjike, marrëveshje koalicioni me Albin Kurtin dhe partitë politike nga Serbia qendrore që i binden atij”, ka deklaruar Vuçiq.

Duke përmendur raste nga Subotica deri në Çaçak, ai ka sulmuar drejtpërdrejt edhe Shaip Kamberin, të cilin e ka quajtur “ekstremist shqiptar”, duke e akuzuar për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe të pretendimit se serbët janë “popull gjenocidal”.

Vuçiq ka shkuar edhe më tej, duke pretenduar se Lista Studentore gëzon mbështetjen e Prishtinës, Zagrebit, Sarajevës dhe Podgoricës. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Serbisë që këto pretendime t’i kenë parasysh kur të votojnë më 25 tetor.

Megjithatë, në deklaratën e tij, Vuçiq nuk ka paraqitur prova që dëshmojnë se bashkimi i partive shqiptare apo bashkëpunimi i pretenduar me Listën Studentore është urdhëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./LUGINALAJMI/

View this post on Instagram

A post shared by Александар Вучић (@avucic)

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
6:09 am, 17 Nëntor, 2026
8°C
të mbuluar me re
97 %
1014 mb
2 mph
Wind Gust: 7 mph
Clouds: 97%
Visibility: 1.098 km
Sunrise: 6:26 am
Sunset: 4:09 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

PVD dje i fitoi zgjedhjet për KKSH, sot Shaip Kamberi del me një propozim që askush s’e priste: “Të bëhemi të gjithë bashkë për drejtimin e Këshillit”

PVD dje i fitoi zgjedhjet për KKSH, sot Shaip Kamberi del me një propozim që askush s’e priste: “Të bëhemi të gjithë bashkë për drejtimin e Këshillit”

9 Nëntor, 2026
Ndërhyri për të ndalur përleshjen, plagoset rëndë me thikë në Preshevë

Mbi një kilogram marihuanë gjendet në një shtëpi në Bujanoc, arrestohet 24-vjeçari

6 Nëntor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM