Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nënshkruar sot dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Serbisë dhe ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për të dielën, më 25 tetor.
Në adresimin para qytetarëve, Vuçiq tha se vendimin e ka marrë duke u udhëhequr nga, siç u shpreh, interesat jetike të shtetit dhe qytetarëve të Serbisë.
Ai tha se tensionet, përplasjet politike dhe ndarjet në shoqëri e kanë bërë të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve.
“Prandaj na nevojiten rezultate zgjedhore që do të tregojnë qartë vullnetin e qytetarëve, se në cilin drejtim dhe në cilën rrugë do të ecë Serbia”, tha Vuçiq.
Presidenti serb shtoi se qytetarët në zgjedhje do të kenë mundësi të zgjedhin mes disa opsioneve, duke theksuar se vendimi i popullit duhet të respektohet.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor./LUGINALAJMI/



