-Foto nga fb e Shqiprim Musliut-
Aktori i mirënjohur preshevar, Gani Veseli dhe drejtori i Shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, janë ftuar për intervistim nga organet e rendit në Bujanoc. pasditën e sotme, dhe akoma janë duke u intervistuar.
Sipas zyrtarëve local shqiptar, Gani Veseli e Jetmir Ismaili, janë ftuar për intervistim për shkak të paralajmërimit të shfaqjes së premires së fimit “Heshtja Vret” për ditën e shtunë në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, film ky që po konsiderohet nga organet gjegjëse që ka nxitje të urretjes.
Sipas Shqiprim Musliu, zëvendëkryetar i Komunës së Bujanocit, “ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan. Skenaret me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm.” – ka shkruar Musliu.
Kujtojmë që, ky film i metrazhit të shkurtër i prodhuar nga “Colesseum Production” është financuar nga Qeveria e Kosvës, nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar./LUGINALAJMI/