Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë, Ismet Ahmeti, ish kryeshef i Administratës komunale të Bujanocit.
Ahmeti, gjatë karrierës së tij, ka qenë edhe sekretar i Kuvendit komunal, zëvendëavokat i Komunës së Bujanocit dhe kryeshef i administratës komunale.
I ndjeri, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë./LUGINALAJMI/