Të premtën e 16 qershorit, semi-maturantët e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, do të festojnë mbrëmjen e tyre të maturës në Restaurant “Boheme” në Bujanoc.
Janë 48 nxënës të ndarë që po përfundojnë shkollën fillore, ndërsa sipas pedagogut Besim Sadiku, për klasë të parë, deri më tani janë regjistruar vetëm 42 nxënës.
Sadiku, në një prononcim të shkurtër për portalin tonë, ka thënë se, nxënësit që po mbarojnë klasën e VIII-të, po përgaditen për regjistrim në shkolla të mesme, disa në Bujanoc, e disa prej tyre kanë planifikuar të regjistrohen në shkolat e ndryshme në Kosovë.
Megjithate, numri i vogël i nxënësve që do të vijnë në klasë të parë, është shqetësues edhe për pedagogun e shkollës.
“Numri i nxënësve që do të ndjekin klasën e parë nga 1 shtatori, është më i vogël se sa ata që po përfundojnë klasën e VIII-të, gjë që është shumë e dhimbshme që numri i nxënësve po bie në shkollën tonë” – tha Sadiku.
Numri i vogël i nxënësve nëpër shkolla është treguesi më I mir, se migimri I familjeve shqiptare nga Komuna e Bujanocit, edhe më tej po vazhdon, dhe kjo tanimë është një fajt shqetësues./LUGINALAJMI/