Me temë “Kultura ndërfetare drejt tolerancës fetare”, sot në sallën e vogël të Shtëpisë së kulturës në Bujanc, u zhvillua tribunë, në të cilën pjesëmarrës ishin, hoxha dhe prifti ortodoks.
Në praninën e dhjetra nxënësve të shkollave të mesme dhe disa mësimdhënësve, në Bujanoc, u zhvillua tribunë, ku për panelistë ishin, Hoxhë Xhemaledin Hasani dhe prifti ortodoks, Mico Zelenovic.
Dy prijës e ndryshëm fetarë, treguan shembuj nga e kaluara nëpërmjet të cilëve, kërkohej që të ketë tolerancë në mes popujve me besim të ndryshëm.
““Allahu e ka bërë fenë (islame), që të jetë një udhëzim për mbarë njerëzimin. Por, duke e kujtu shembulltyrën e profetit Muhamedit a.s. i cili vazhdimisht ka sygjeru që fqinjët të rrespektohen, pavarësisht besimit që kanë, atëherë kjo tregon kjartë se islami na mëson se duhet të rrespktohemi në mes vete, pavarësisht besimeve tona.
Hoxha nga Norça, ka treguar edhe për shembullin e Ebulehenit, për malltertimin që i’a ka bë Muhamedit a.s., dhe profeti, kurrë nuk i’a ktheu me të njejtën mënyrë.
“Ebulehebi, ka qenë armiku më i madh i Pejgamberit alejhi selam. Çdo ditë i mbledhte mbeturinat dhe i hudhte para derës së Muhamedit a.s. dhe asnjëherë nuk e nervozonte Pejgamberin që ti përgjigjet me të njejtën formë, por ai i mbledhte mbeturinat i hudhte në kosh, dhe thoshte: ‘A shtë kjo nga fqinjësia e mirë?!’, duke porositur që: ‘Keni mëshirë ndaj krijesave në tokë, ashtu që Allahu të ketë mëshirë ndaj jush”, që nënkupton që tolerenca nuk mjafton vetëm ndaj të të njejtit besim, por tolerancë nënkupton rrespekt edhe ndaj feve tjera” – tha Hasani.
Nga ana tjetër, prifti i Kishës ortodkse në Bujanoc, Mico Zelenovic, tha se, nëse e lexoni Engjillin e vjetër dhe Kuranin, aty do të shifni se ka ngjajshmëri në mes këtyre dy besimeve dhe pikërisht për ketë arsye, duhet të bashkëpunojmë.
“Nga ajo që kam lexuar deri më tani, dallimi ndërmjet islamit dhe ortodoksizmit, përkon me ate që ne besojmë në një Zot në tri pasqyrime, Zotin, të birin e tij dhe shpirtin e shenjtë, dhe kjo për fenë islame është rreptësisht e ndaluar” – ka thënë Zellenoviq.
“Derisa për ne (besim ortodoks), Isai, është i biri i Zotit për fenë islame, Isai është njëri nga të dërguarit më të rëndësishëm të Zotit. Por sa i përket nënës së Isasë, Mejremes, e cila konsiderohet si njëra nga gratë më të moralshme që ka krijuar Zoti, e që e bësojnë dy besimet tona, atëherë, vërejmë se kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë. Prandaj, duhet të duhemi dhe jot ë urrehemi”. – ka porositur Zelenovic.
Nxënësit dhe profesorët ishin të interesuar për ketë temë, gjë që, shtruan pyetje ndaj prijësve fetar.
Kjo tribunë u organizua nga Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina, në kuadër të projektit “Kultura ndërfetare drejt tolerancës fetare”, të financuar nga Kabineti i ministrit për zhvillimin e komunave të pazhvilluara.
Video nga tribunë është në përditësim, sat ë jetë gati, do të publikohet./LUGINALAJMI/