• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Shuhet përgjithmonë Mirush Kabashi

5 Dhjetor, 2023
in Kultura
Shuhet përgjithmonë Mirush Kabashi
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Një lajm i trishtë për botën e artit dhe jo vetëm.

Këtë të martë të 5 dhjetorit është ndarë nga jeta artisti i mirënjohur shqiptar Mirush Kabashi.

Lajmi është bërë me dije nga vetë familjarët e tij, të cilët njoftuan me një pikëllim të thellë.

“Të nderuar miq, kolegë dhe aashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

Është pak të thuhet se Kabashi ishte një artist i njohur.

Ai la pas një trashëgimi të pasur artistike, si aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma.

Jo vetëm kaq, ai është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

Kontributi i tij është i larmishëm, si në filmografinë shqiptare e ashtu në teatër, të cilit i kushtoi një pjesë të mirë të jetës së tij.

Kabashi lindi në vitin 1948 në qytetin e Shkodrës, me origjinë nga një familje gjakovare nga i ati.

Por ai u rrit në Durrës.

Në 1970 u diplomua aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke kryer edhe detyrën e drejtorit, 1991-1993.

Me pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e në vijim në Teatrin Kombëtar.

Nga viti 1985, me periudha të ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë se Aktorit” pranë Akademisë së Arteve.

Ai është nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
12:11 am, 4 Korrik, 2025
temperature icon 20°C
i kthjellët
Humidity 41 %
Pressure 1019 mb
Wind 4 mph
Wind Gust: 4 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:01 am
Sunset: 8:13 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kroacia u rekomandon qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

Kroacia u rekomandon qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

3 Korrik, 2025
Kryetari i KKSH-së refuzon pjesëmarrjen në takimin me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut: “Koha e dialogut pa rezultate ka përfunduar”

Kryetari i KKSH-së kërkon anulimin e konkursit për mediat: “Vendim diskriminues ndaj informimit në gjuhën shqipe”

3 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET