Për ata që nuk kanë idenë për rëndësinë e bletës, për këtë të fundit e dijnë vetëm atë se ajo mbanë një gjemb në gojë dhe mezi pret që t’i sulmoj njerëzit për rreth duke i i helmuar me serumin që ajo e ka për vetëmbrojtje. Redukimi i bletës deri në këtë nivel negativ ka bërë që pak njerëz të merren me kultivimin e tyre.
Ndërkohë për njerëzit që ndjejnë dashuri për këtë krijesë të vogël, por shumë intelegjente e punëtore, pickimi i bletëve konsiderohet si një përshëndetje mes miq’sh, apo si isharet i mirëseardhjes.Të tillë janë edhe njerëzit që me dashuri kultivojnë bletët për rehatinë e të cilave janë në gjendje të mos lënë gurë pa lëvizur.
Rruga nga Bujanoci deri në Zhuzhelicë ishte më shumë se frymëzuese, ngase në anën e majtë të saj shtrihej një fushë sa e gjatë aq edhe e gjerë, me ara pjellore, që siç thotë populli, nuk e bënë vetëm njeriun. Mirëpo kriza ekonomike, rritja e çmimeve të farërave e derivateve ka bërë që këto ara të mrekullueshme të mbeten gati se të djerra. Nikoqiri Zarije Mitiq, si një njeri me plotë energji dhe mirësi kishte dalur të na priste në rrugën kryesore të fshatit, për ta rrespektuar kohën tonë dhe angazhimet etij, ashtu siç ishim marrë veshë paraprakisht. Sapo u futë në makinë filloi të na tregonte për fshatine tij të lindjes Zhuzhuelicën, meqë tashmë jeton në Bujanoc. Këtu qëndron ditëve kur duhet të përkujdeset për bletët.
– Ky është fshati ku kam lindur, dikur me më shumë banorë me plotë fëmijë, të rinjë e të reja, ndërkaq tani të rinjët e kanë braktisur, disa për shkak të shkollimit, të tjerët për të gjeturë punë e kushte më të mira, meqë bujqësia më nuk është veprimtari nga e cila mund të jetosh me standardet e kësaj kohe – na thot nikoqiri ynë Zarije, me një ndjenjë nostalgjie për kohët kur ai kishte qenë i ri.
Vrulli rinor i Zarijes në fshatin pa të rinjë
Sapo hymë në oborrin e tij, si i paprituar që ishte, menjëherë ngarendi të na ofronte nga pijet e ushqimet që kishte në shtëpi. Sapo u rehatuam, me shumë zellë filloi të fliste për historikun e veprimtarisë bletare.
– Fillimisht në vitin 1979, me disa bletarë të tjerë, themeluam dhe regjistruam Shoqatën e Bletarëve “Polen”, ndërsa në vitin 2012 bëmë një riregjistrim në “Shoqata e bletarëve “Polen 2012”. Edhe atëherë edhe tani kjo shoqatë tubon bletarë nga dy komunitetet, serb dhe shqiptarë, të cilët janë duke bërë shumë që kjo veprimtari të zhvillohetme suskes dhe të jetë shembull edhe për shoqatat që ushtrojnë veprimtari të tjera, por edhe për mardhënie të mira ndërnacionale.
Nuk është e vështirë të dëshmohet se në këtë shoqatë nuk mungon bashkëpunimi mes serbëve e shqiptarëve, por përfaqësimi i tyre nuk mungon as edhe në organet drejtuese të saj. Ndërkohë që me krenari fletë edhe për praninë e grave në këtë Shoqatë.
– Shoqata jonë numëron 36 anëtarë, ndërsa 14 prej tyrejanë shqiptarë, porshqiptarët janë të përfaqësuar me 4 anëtarë edhe në Këshillin drejtues prej 9 anëtarësh. Nënkryetari i kësaj shoqate është shqiptar, Vasuf Halimi nga Nasalca, dikur një punëtor i zellshëm arsimor, sikur që është tani një bletar i suksesshëm Aktualisht në Shoqatën “Polen” kemi edhe gjashtë anëtare – gra, të cilat merren aktivisht me bletari duke shpresuar se ato do të jenë një shembull edhe për gratë tjera.
Askush nuk e mohon se mjalta është njëri nga produktet më joshëse dhe të dobishme, mirëpo pak kush e di se kjo është një veprimtari me kosto të lartë, por jo edhe me fitime aq sa mendojnë njerëzit jashtë kësaj veprimtarie. Siç na thotë Zarije blerja e të gjitha paisjeve për ushtrimin bashkëkohër të kësaj veprimtarie aktualisht ka kosto të lartë, sikur që edhe kujdesi ndaj tyre kërkon shumë energji, veçmas në sezonin e dimrit, kur ato për shkak të motit nuk mund të dalin për të mbledhur ushqim.
– Ne kemi një fat të mirë ngase meqë jemi anëtarë të Federatës së bletarëve të Serbisë, pjesëmarrja jonë në seminare është falas ose me kosto shumë të ulët, mirëpo këtu duhet shtuar shpenzimet e rrugës dhe shpenzimet e tjera përcjellëse. Ne posedojmë edhe kartelat e anëtarësisë. Mirëpo ka shpenzime të tjera të cilat këtë veprimtari e bëjnë të kushtueshme. Përveç paisjeve e teknologjive të tjera për përpunimin mjaltit, ne kemi blerë edhe peshoret elektronike që veprojnë në bazë të GPS të cilat na tregojnë nëse vendi ku janë stacionuar kosheret e bletëve ka potencial që bletët të mbledhin sasi të kënaqshme të mjaltit. Nëse rezultati del të jetë i knaqshëm, atëherë jemi të detyruar që kosheret t’i zhvendosim në një vend tjetër, varësisht të florës dhe sezonit apo stinëve. Transporti merrë edhe kohë, edhe energji po edhe shpenzime – na thotë Zarije, ndërkohë që shikimin vazhdimisht e mbanë nga kosheret në oborrin e tij, për të parë nëse bletët janë aktive apo jo
Pesë gjenerata rritur në mjaltishtë
Zarije nuk e ka në mendje ta braktisë këtë veprimtari të trashëguar për pesë gjenerata me radhë, ndërsa kontributi i tij është i fokusuar në shtimin numrit të bletarëve të rinjë, edhe pse gjeneratat e reja janë pakë të interesuara.
– Unë jam gjenerata e pestë e trungut familjar që merrem me bletari dhe as nuk mendoj ta braktisë këtë punë delikate dhe të dashur për mua. I pari nga familja jonë na e ka lënë amanet që me dy- tri koshere falas brenda vititt’i ndihmojmë ata që duan t’ia fillojnë këtij aktiviteti. Mjerisht të rinjë ka gjithnjë e më pakë, ndërsa edhe ata që janë këtu aktualisht nuk kanë ndonjë interesim të theksuar për t’ua bashkuar me ne. Unë ndihmoj ata që kanë interesim dhe nevojë, pavarësisht nëse ata janë serb, shqiptarë, ndërsa nuk më intereson as edhe feja e orientimi i tyre politikë. Motoja jonë është “Bletët nuk njohin kufi”. Dhe me këtë moto deri më tani kemi organizuar të gjitha panairet ndërkombëtare multuetnike të mbajtura në Bujanoc, duke qenë të ndihmuar edhe nga qeverisja lokale. Komuna jonë është në afërsi të Maqedonisë e Kosovës andaj bashkëpunimi me bletarët e atjeshëm është edhe i mudnur edhe i nevojshëm.
E mira e kësaj veprimtarie është se nuk ka probleme rreth shitjes së produkteve, pavarësisht sasive. Është biznesi “Naš med” (Mjalta jonë)nga Kragujevci i cili grubumllon të gjitha sasitë që bletarët e këtushëm kur nuk mund t’i plasojnë në tregun lokal.
– Po është një biznes “Naš med” (Mjalta jonë)nga Kragujevci ku e kemi siguruar plasimin e gjithë produktit që nuk mund të shitet në tregun lokal. Mirëpo ne si anëtar të Shoqatës “Polen 2012” bashkëpunojmë edhe në shitje, ashtu që nëse unë nuk kam mjaltë për të shitur, atëherë klientin e udhëzoj për të blerë te bletarët e tjerë.
Jetë e lumturi në tokë, deri sa ka bletë e mjaltë në koshere
Ka vite që bletarët kanë zgjuar edhe interesimin e qeverisjes lokale, e cila duke parë angazhimin e tyre, nuk ka nguruar t’i ndihmoj me mjete modeste duke iu mundësuar mbajtjen e Panairit ndërkombëtar në Bujanoc, i cili tashmë është bërë tradicional, si dhe pjesëmarrjen në trajnime e seminare në të cilat bletarët njihen me të arriturat e fundit në këtë veprimtari.
– Këtë vit komuna ka ndarë 250.000 dinarë të cilat po përpiqemi t’i përdorim sa më racionalisht. Ne nuk jemi të fiskalizuar andaj e kemi problem ngase jemi të detyruar që mjetet t’i shpenzojmë ekskluzivisht në materiale dhe shpenzime të tjera administrative.
Në pyetjen tonë se cili do të ishte mesazhi i tij për lexuesit e revistës INFO 017, ai tha:
– Deri sa ka koshere e bletë që prodhojnë mjaltë, në këtë planet do të ketë edhe jetë me njerëz të lumtur. Andaj duke e ditur setë rinjët simbolizojnë jetën dhe lumturinë, i ftoj që të mos ngurrojnë të merren me këtë veprimtari. Nuk do të zhgënjehen!
Ashtu siç ishte bujar në pritje, Zarije ishte edhe më bujar kur erdhi koha të ktheheshim për Bujanoc, duke na dhuruar kostum bletarësh dhe dhe një kavanoz mjaltë, ndërkohë që ne i uruam çdo të mirë, veçmas që kosheret e tij të jenë plotë bletë e mjaltë.