-Foto ilustrim-
Pjesëtarët e MPB-së në Bujanoc, me një veprim të shpejtë dhe efikas kanë ndriçuar veprën penale të vjedhjes dhe kanë arrestuar E.Xh. (1987), D.I. (2002) nga Bujanoci dhe M.I. (1992) nga rrethi i Bujanocit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer këtë vepër penale.
Ata dyshohet se mbrëmë kanë vjedhur një çantë me dokumente personale, kartela bankare dhe para nga një automjet i parkuar në Bujanoc. Menjëherë policia ka identifikuar dhe gjetur autorët si dhe sendet e vjedhura dhe një pjesë të parave, të cilat i janë kthyer pronarit.
Me urdhër të prokurorit publik detyrues të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, i dyshuari me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori.