Komisoni repiblikan zgjedhor me shumicë votash ka miratuar raportin e përgjithshëm të zgjedhjeve në Serbi të mbajtura më 17 dhjetor.
Para miratimit, disa anëtarë të RIK-ut kishin thekusar se raporti i përgjithshëm nuk mund të miratohet para se të dorëzohen vendimet lidhur me masat ligjore të mundshme.
Kreu i KRZ-së, Vladimir Dimitrijeviq, hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se të gjitha afatet ligjore kishin skaduar.
Për raportin e përgjithshëm të rezultateve të zgjedhjeve për deputetët, votuan 20 nga 33 anëtarët e KRZ-së, ndërsa 13 ishin kundër.
Sipas raportit të miratuar nga KRZ, përfaqësuesit e 10 listave zgjedhore do të kenë mandate, nga të cilat pesë janë të pakicave.
Lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet” do të ketë 129 mandate me 1.783.701 vota. Kryesoren e kësaj liste zgjedhore përbën Partia Progresive Serbe, e cila kishte kryetarin Aleksandar Vuçiq.
Lista opozitare e vendit “Serbia kundër dhunës” renditet e dyta me 65 mandate dhe 902.450 vota.
Lista “Ivica Daçiq – kryeministri i Serbisë”, e cila drejtohej nga Partia Socialiste e Serbisë, do të ketë 18 deputetë. Për këtë listë votuan 249.916 votues.
Koalicioni i orientuar djathtas “Shpresa për Serbinë” do të ketë 13 deputetë. Kjo listë fitoi 191.431 vota.
Lista prorusisht dhe e orientuar djathtas “Ne, zëri nga populli” do të ketë 13 mandate me 178.830 vota.
Lista e pakicës së Bashkimit të Hungarezëve të Vojvodinës ka fituar gjashtë mandate dhe 64.747 vota.
Lista e pakicës e përbërë nga Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit e myslimanëve boshnjakë dhe Lidhja Demokratike e Kroateve në Vojvodinë ka dy mandate dhe ka marrë 29.066 vota.
Dy mandate ka edhe lista e pakicës SDA Sandžak me 21.827 vota.
Lista e pakicës “Betejea politike e shqiptarëve vazhdon – Shqip Kamberi” ka fituar një mandat dhe ka marrë 13.501 vota.
Lista e pakicës së Partisë Ruse do të ketë gjithashtu një mandat me 11.369 vota.
Për shumicën në Kuvendin e Serbisë nevojiten 126 deputetë.
“Serbia kundër dhunës” akuzon Partinë Progresive Serbe (SNS) për vjedhjen e votave dhe kërkon shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Përveç një pjese të opozitës, edhe vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë kanë treguar në parregullsitë e zgjedhjeve në Serbi të mbajtura më 17 dhjetor.
Top of Form