Policia serbe në bashkëpunim me doganierët, në pikën kufitare në Preshevë (ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së veriut), ka sekuestruar 150,8 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar Z. J. (31) nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.
Sipas njoftimit të MPB-së, Policia në vendkalimin kufitar Preshevë, në hyrje të vendit, gjatë kontrollit të kamionit të drejtuar nga i dyshuari, në rimorkio ka gjetur 12 thasë me marihuana.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë.
Kjo është konfiskimi i dytë i madh i marihuanës gjatë ditës së sotme, pak kohë pas aksionit në pikën kufitare të Gradinës ku u sekuestruan 135 kilogramë nga kjo drogë./LUGINALAJMI/