Sipas informacioneve ende jozyrtare, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq të premten (nesër), do të vizitojë Vranjën dhe Bujanocin, shkruan OK radio, transmeton LUGINALAJMI.
Sipas këtij prortali nga Vranja, Vuçiqi është ka planifikuar një vizitë në Shtëpinë e Shëndetësisë në Vranjë dhe një vizitë në shkollën në fshatin Luçan të Bujanocit.
Vizita në fshatin e pastërt me shqiptar, do të realizohet për shkak që Qeveria e Serbisë nëpërmjet Zyres për Investime, do të renovohet objekti i shkollës fillore “Sami Frashëri”, e cila aktualisht është në kushte të vështira funksionale./LUGINALAJMI/