Bashkia e Tiranës, respektivisht Këshilli bashkiak i kryeqytetetit shqiptar – Tirana, po financon në plotni ndërtimin e sallës së sportit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Vlera e këtij projekti është 550 mijë euro, mjete këto, që Tirana tashmë ka tranferuar në xhirollogaritë e Komunës së Bujanocit.
Me ketë rast, në shenjë mirënjohje për ketë kontribur, kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, enver Ramadani, ka bërë të ditur iniciativën që Kuvendi i Bujanocit, do të shpall Qytetar Nderi, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erijon Veliaj.
“Ne cilësinë e Kryetarit të Kuvendit do të propozoj këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Bujanocit që ne mbledhjen e parë te këtij viti, që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të shpallet qytetar nderi i Komunës sonë!” – thuhet në njoftimin e kryekuvendarit Ramadani.
Kujtojmë që, pas një takimi ndërmjet kryetarit të Kuvendit Enver Ramadani me kryebashkiakun Erijon Veliaj, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të mbështes ndërtimin e Sallës së sporteve të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc./LUGINALAJMI/