Ikjet nga Partia Demokratike nuk kanë të ndalur. Sot nga ky subjekt politikë që e udhëheq Nagip Arifi, është larguar Bujar Sejdiu, këshilltar në Kuvendin komunal të Bujanocit nga rradhët e PD-së. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Degës së Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, përmes një njoftimi në facebook, ku i ka dëshiruar mirëseradhje biznesmenit të suksesshëm nga Bujanoci në APN.
“Bashkë me Leventin dhe Rahimin, sot në zyrën e Alternativës për Ndryshim, mirëpritëm Bujar Sejdiun. Bujari është biznesmen i suksesshem në Bujanoc dhe humanist i dalluar sidomos në aksionet për të ndihmuar qytetarët e Malësise së Bujanocit. Bashkangjitja i i tij e bën më të fuqishme organizatën tonë politike dhe kontribon në përpjekjet tona të përbashkëta për ndryshimin e politikave që synojnë mirëqenie dhe fuqizim të rinisë në vendin tonë. Mirë se vjen Bujar” – thuhet në postimin e Arbër Pajazitit, kryetar i APN-së në Bujanoc.
Ndryshe, Bujar Sejdiu është biznesmen i sukseshëm nga Bujanoci i cili udhëheq një kompani të qëndrueshme. Në mandatin e fundit, ai u zgjodh këshiltar komunal nga radhët e PD-së, të cilës i solli një numër të madh të votave. Vazhdon të ketë një mbështetje të madhe në fshatrat e Malësisë së Bujanocit, me që shquhet për aksione bamirëse.
Megjithate, nga Partia Demokratike, ditë më parë është larguar edhe nënkryetari i saj, Rahim Rahimi, dhe dje i është bashkuar APN-ës.
Daljet nga Partia Demokratike, besohet që nuk do të mbarojnë me kaq, me që, sipas informatave jo zyrtare, gjatë ditëve në vijim pritet të dalin edhe disa nga figurat e rëndësishme nga ky subject politik./LUGINALAJMI/