• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Ambasadori amerikan Hill dhe ai i OSBE-së Braathu, vizitaun sot Bujanocin – u prit në takim nga kryetari Arifi

1 Shkurt, 2024
in Lajme, Lugina
Ambasadori amerikan Hill dhe ai i OSBE-së Braathu, vizitaun sot Bujanocin – u prit në takim nga kryetari Arifi
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka qenë sot nikoqir i takimit me ambasadorin e  ShBA-së, Christopher Hill dhe shefin e misionit të  OSBE-së  në Serbi, Jan Braathu.

„Na u kumtua një lajm shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë se njohja e diplomave të Republikës së Kosovës do të ndodhë shumë shpejt, kurse do të vazhdojnë përpjekjet që pikat nga plani 7 pikësh të gjejë implementim“, u shpreh kryetari Arifi pas takimit.

Arifi shtoi  se  pas ndihmës që kanë dhënë për renovimin e shkollës fillore në Lluçan, nga diplomatët ka kërkuar që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre që edhe shkolla fillore në Bilaç të renovohet, kurse në Tërnoc të ndërtohet palestra sportive.

Edhe Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu ishte optimist se çështja e diplomava do të zgjidhet së shpejti.

„ Duket se Qeveria e Serbisë është e përkushtuar që këtë problem ta zgjidh“, tha Braathu në konferencën e përbashkët për media pas takimit.

Ai tha se e njeh shumë mirë faktin se si funksionojnë gjërat në Ballkan por është optimist se edhe çështjet që kanë të bëjnë me planin „7 pikësh“ do ta marrin kahjen e duhur.

„Për këtë po punojmë edhe me ambasadorin Hill“, u shpreh Braathu.

Nga ana tjetët diplomati amerikan foli për raportet midis institucioneve qendrore dhe lokale.

Ai tha se bashkëpunini është i domosdoshëm sidomos në mjediset multietnike.

Hill theksoi gatishmërinë e SHBA-së për ti ndihmuar edhe në të ardhmen rajonit./KomunaeBujanocit/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
10:26 am, 15 Korrik, 2025
temperature icon 28°C
re të shpërndara
Humidity 41 %
Pressure 1014 mb
Wind 12 mph
Wind Gust: 14 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:08 am
Sunset: 8:08 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Deputeti gjerman: Standardet e dyfishta ndaj shqiptarëve në Luginë duhet të marrin fund

Deputeti gjerman: Standardet e dyfishta ndaj shqiptarëve në Luginë duhet të marrin fund

13 Korrik, 2025
Tefik Selmani zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Zvicër

Tefik Selmani zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Zvicër

12 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET