Gjatë vizitës që zhvilluan sot në Bujanoci, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe ai i OSBE-së, Jan Braathu, janë takuar edhe me deputetin e vetëm shqiptar, Shaip Kamberi.
Në takimin e zhvilluar të dy diplomatëve ndërkombëtar me deputetin Kamberi, temë e takimit kanë qenë, problemet e qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës, rrespektivisht përmirësimit të pozitës shqiptare në ketë rajon.
Pas përfundimit të takim, kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, nëpërmjet një postimi në facebook, ka sqaruar në hollësi se për çfar kanë biseduar, gjegjësisht për çfar janë pajtuar me ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe ate të OSBE-së, Jan Braathu.
“Bashkarisht me Sh.T. z.Hill e Braathu u pajtuam që në momentumin që ndodhemi, Lugina e Preshevës ka nevojë urgjente për të parë lëvizje konkrete në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të këtij rajoni.
Njohja e diplomave nga Kosova
Zgjidhja e ngërçit dhe punësimi i personelit mjekësor në Preshevë, që ende po mbahet peng nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë!
Integrimi i plotë shqiptarëve në sistemin gjyqësor!
Integrimi i plotë i shqiptarëve në Polici në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc
Të gjitha këto, si pjesë e realizimit të planit 7 Pikësh ishin temë diskutimi gjatë këtij takimi me shpresë që me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar progresi nuk do të mungojë në vazhdimësi!” – ka shkruar Kamberi.
Ndryshe, dy ambasadorëtChristopher Hill dhe Jan Braathu, kanë vizituar sot Komunën e Bujanocit, ku kanë zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues politik, institucionale dhe të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc./LUGINALAJMI/