Në Kuvendin e III-të zgjedhor Alternativa për Ndryshim ka zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse.
Me sumicë votash, për kryetar, APN, ka zgjedhur Visar Memetin nga fshati Geraj.
Kështu Memeti, do të zëvendësoj Shqiprim Arifin në krye të APN-së, i cili udhëhoqi me ketë subject politik, që nga formimi i saj, nga 2014-ta.
Kuvendi i punës së APN-së, ka zgjedh edhe strukturat tjera partiake, ku për zëvendëskryetar ka zgjedhur, Levent Qazimi, ndërsa për nënkryetarë Almin Shaqirin, Amir Latifin, Gentiana Beluli, Rexhije Ismajli dhe Rahim Rahimin, derisa për sektretar gjnenarl të partisë ka zgjedhur Mendurim Preshevën.
Ndryshe, kryetari i sapozgjedhur i APN-së, njihet si personi shumë i afërt tanimë me ish kryetarin Shqiprim Arifi, me të cilin kanë bashkëqeverisur Komunën e Preshevës, për disa vite./LUGINALAJMI/