Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, ku u konfirmuan mandatet e deputetëve të mbledhjes së re parlamentare, kaloi me fishkëllimat e opozitës dhe pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Një pjesë e opozitës u largua nga salla gjatë betimit. Më pas këta deputetë bënë betimin në sallën e Kuvendit.
Nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca e parë dhe do të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të parlamentit.
Në fillim, para betimit, deputetët e opozitës u mblodhën para foltores me pankarta.
Në pankartat e mbajtura nga anëtarët e koalicionit pro-evropian “Serbia kundër dhunës” shkruhej “Ju vodhët zgjedhjet” dhe “Hajdutët kthejnë mandatet”. Kjo listë pretendon se zgjedhjet e dhjetorit ishin të parregullta, gjë që qeveria e refuzon.
Deputetët e koalicionit të djathtë “NADA”, mbanin pankarta me mbishkrimet “Tradhtia nuk do të kalojë, Kosova është Serbi” dhe “Fitoret elektorale i paguani me humbjet e Kosovës”. Ky koalicion kundërshton Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila u pranua në fillim të vitit 2023 nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Aljbin (Albin) Kurti.
Në senacën konstituive ishte i pranishëm edhe deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi.
Ai pas përfundimit të senacës, nëpërmjet llogarisë së tij në facebook, ka komentuar situatën e krijuar sot në kuvend.
“Teatër absurdi në parlamentin e Serbisë
Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi.
Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi.
Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”- ka shkruar Kamberi në facebook.
Tutje, kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, ka premtuar që bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar./LUGINALAJMI/