Në aksidentin rrugor në magjistralen Preshevë-Bujanoc, pranë fshatit Geraj, tre persona humbën jetën ndërsa 12 u plagosën, përfshirë shoferin e dyshuar për trafikim të migrantëve të paligjshëm. Aksidenti ndodhi të mbrëmjen e kaluar kur shoferi i dyshuar R.R. (1981) nga fshati Corroticë (Komuna e Preshevës), duke synuar përfitim të paligjshëm, po transportonte 14 migrantë nga vendet afrikano-aziatike dhe për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti doli nga rruga dhe u rrokullis, njoftoi Prokuroria e Lartë Publike në Vranje.
Të lënduarve u ofrua ndihma mjekësore në disa institucione shëndetësore. Në Qendrën Klinike të Nishit u transferuan katër persona të plagosur, përfshirë një fëmijë 15-vjeçar me politraumë dhe një person 18-vjeçar me plagë në krah; një person 37-vjeçar u pranua në njësi kujdesi intensiv me politraumë, ndërsa një person 47-vjeçar me hematomë në kraharor është në gjendje të qëndrueshme./LUGINALAJMI/