Partia për Veprim Demokratik, edhe më tej po vazhdon strukturimin e saj zgjedhjen dhe freskimin e organeve të partisë.
Sot, në ketë parti, janë mbajtur zgjedhjet për Forumin Rinor, respektivisht, janë zgjedhur, kryetari, nënkryetari, sekretari dhe kryesia prej 15 të rinjëve që përbëjnë kryesinë e FR PVD-ën në Preshevë.
Me shumicë votash, kryetar është zgjedhur Besa Asllani nga fshati Zhunicë, ndërsa për nënkryetarë, Edin Kamberi dhe Ednrit Hajrullahu, derisa për sekretare, është zgjedhur Myrvte Hyseni.
Është kryetarja e Degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, që nëpërmjet një postimi, fillimisht ka falenderuar kryetarin e deritanishëm, Shkëlzen Kamberin dhe ka uruar të zgjedhurit e rinj në strukturat e PVD-së:
“Fillimisht dua që t’a falënderoj Shkëlzen Kamberin, kryetarin e deritanishëm të forumit rinor për punën, vullnetin dhe angazhimin e tij në drejtimin me sukses të forumit rinor.
Njëkohësisht dua t’a uroj kryetaren e re, nënkryetarët, sekretaren dhe kryesinë e forumit rinor të degës së PVD në Preshevë duke ju dëshiruar suksese!
Ky kuvend është simbolikë e një gjenerate të re politike ku vullneti dhe energjia, kombinohet me përvojën dhe trashëgiminë e pasur politike të PVD-së!” – thuhet në fund të postimit, të kryetares së Degës së PVD-së, Ardita Sinani.
Kujtojmë që Partia për Veprim Demokratik, ka kryer zgjedhjet për të gjitha organet e partisë, nga ku ka sjell shumë emra të rinj dhe personalitete të shquara. Vlen të përmendet, anëtarësimi i doktoreshës Arta Selimi nga Presheva, e cila bëri jehonë të madhe në ketë komunë.
Besohet, që zgjedhjet e mbajtura për disa muaj me radhë, japin efektin e tyre zgjedhore./LUGINALAJMI/