Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 72 vjeçare, ka ndërruar jetë, ish veterania e arsimit nga Bujanoci, Shyrete Fetahu.
E ndjera, për më shumë se 30 vite, ka punuar si padagoge në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, duke lënë gjurmë për punën dhe angazhimin e saj në ketë vatër arsimore.
Shquhej për organizimin e punës dhe qëndrimin e fortë të një femre shqiptare të arsimuar viteve të 50’ta.
Shyrete Fetahu, pas vetës ka lënë bashkëshortin Riza Fetahun dhe tri vajzat e arsimuara, Kaltrinën, Erblinën dhe Qëndresën.
Varrimi i padegagogës së ndjerë, do të bëhet nesër ( e shtune) pas namazit të ikindisë në varrezat e qytetit të Bujanocit./LUGINALAJMI/