-Foto ilustrim-
Dhjetra automjete me qytetarë nga Lugina e Preshevës, respektivisht nga Komuna e Bujanocit, janë ndaluar në dalje të Serbisë në drejtim të Kosovës.
Një udhëtar, ka raportuar redaksinë e LUGINALAJMI-t se janë mbi 10 vetura me qytetarë nga Bujanoci, që janë ndaluar nga autoritetet e Serbisë pa ndonjë sqarim.
“Jemi rreth 10 vetura e më shumë, që na kanë ndal policia e Serbisë, pa ndonjë sqarim. Na thanë që duhet të presim për disa caste, por pa treguar se përse po ndodh ky ndalim. E tëra kjo po ndodh në mënyrë selektive, me që, jo të gjithë automjetet po ndalohen” – ka .dakleruar një udhëtar për portalin tonë.
Sipas tij, ka vetura që janë ndalur mbi tri orë, e që janë duke u mbajtë në kufirin “Konçul – Dheu i Bardhë”, në të cilat automjete ka edhe fëmijë.
“Po presim ende, askush nuk po na sqaron asgjë” – ka deklaruar udhëtari që ka lajmëruar redaksinë tonë.
Kujtojmë që sot, dhjetra autobus me targa të Kosovës, janë ndaluar në pikën kufitare “Batrovci” nga autoritetet serbe pa ndonjë sqarim, veprim të cilin, zyrtarët kosovarë po e vlerësojnë si hakëmarrje ndaj qytetarëve kosovarë, për shkak të votimit të djeshëm të Asamblesë europiane mbi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Europian./LUGINALAJMI/