Policia në Bujanoc, të martën ka konfiskuar 276.5 kilogramë duhan të prerë pa pullë akcize.
Sipas informacioneve, me urdhër të Gjykatës Themelore në Bujanoc, policia ka bastisur banesën dhe objektet tjera, shfrytëzues i së cilës është një mashkull nga Bujanoci, ku janë gjetur produkte të akcizës pa pullë akcize, dëshmi për origjinën e mallit dhe dokumentacionin përcjellës, të destinuara për shitje të mëtutjeshme.
Prokuroria Themelore nw Bujanoc ka konfirmuar se në rastin konkret ka elemente të veprës penale “shitja e paligjshme e mallrave të akcizës”, dhe kundër bujanocit në procedurë të rregullt do të parashtrohet kallëzim penal.