Një delegacion nga Lugina e Preshevës, i prirë nga deputeti Shaip Kamberi, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Strazburg.
Ata, dje takimin e parë e kanë zhvilluar me Ambasadorin shqiptar Dastid Koreshin me të cilën kanë bisederuar për bashkërendimin e temave që delegacioni i Luginës pritet ti zhvillojë në kuadër të avokimit këtyre ditëve me zyrtarë të lartë europian.
Është, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ai i cili nëpërmjet një postimi në facebook, ka njoftuar për rrjedhat e takimit që kanë zhvilluar me ambasadorin Koreshi.
“Takime të rëndësishme me anëtar të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të institucioneve të Këshillit të Evropës si dhe Asamblesë Parlamentare të KiE-së. Me Ambassadorin Koreshin bashkëdiskutuam mundësinë për qasjen e planit të veprimit të bashkëkordinuar e mirëplanifikuar në gjitha mekanizmat e KiE-së” – thuhet ndër të tjera në postimin e deputetin Kamberi.
Ai më tutje ka shtuar se “Ky muaj ka qenë muaj i një angazhimi të jashtëzakonshëm në procesin e avokimit për çështjen e Luginës së Preshevës. Pas Brukselit në ekzekutivin e BE-së, pas takimeve për të bashkëkordinuar qasjen në Senat e Kongresin Amerikan bashkë me avokimin në Strazburg do të përbëjë agjendën më intezive të avokimit për vështirësitë dhe diakriminimin me të cilin po përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.”
Sipas tij Lugina e Preshevës kërkon zgjidhje, zgjidhja kërkon miqë, miqtë kërkojnë shpjegime për veprim, veprimi i jep drejtim zgjidhjes.
Kujtojmë që delegacioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në një përbërje paksa më ndryshe, javë më parë, ishte për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë zhvilluar takime të rëndësishme me kongresmen amerikan në avokimin e çështjes së Luginës së Preshevës./LUGINALAJMI/