Pas vdekjes së lehones shqiptare nga Presheva, është shkarkuar kryeshefi i Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vranjës, Dr.Dragan Veliçkoviq.
Lajmin e bënë të ditur OK Radio nga burimet përbrenda spitalin të Vranjës.
Për kryëeshef të ri të gjinekologjisë në Vranjë është emëruar dr.Ivan MiladinoviqUdhëheqës i ri i Departamentit të Gjinekologjisë në spitalin e Vranjës është mjeku Ivan Miladinoviq.
Tashmë ish kryeshefi i Repartit të Gjinekologjisë në Vranjë, Dr. Dragan Veliçkoviq, është shkarkuar nga posti i tij për shkak se të mërkurën e kaluar në atë repart ka ndërruar jetë një grua gjatë lindjes, respektivisht një 37-të vjeçare nga Srezoci i Komunës së Preshevës./LUGINALAJMI/