Kuvendi i Partisë Demokratike në Bujanoc, ka nominuar kryetarin e saj Nagip Arifin, kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit për zgjedhjet lokale të 2 qershorit.
“Kuvendi i Përgjithshëm i Partisë Demokratike unanimisht pa asnjë votë kundër, ka nominuar kryetarin e deritanishëm Nagip Arifi për kryetar të Komunës së Bujanocit për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 2 qershor 2024” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Partisë Demokratike në Bujanoc.
Aktualisht, Nagip Arifi ushtron pozitën e kryetarit të Bujanocit, në mandatin e tij të katërtë.
Ndryshe, kjo është hera e gjashtë që Nagip Arifi, kandidon për kryetar të Komunës së Bujanocit, duke nisur nga zgjedhjet e vitit 2002, 2006, 2012, 2016, 2020 dhe tash më 2024-tër./LUGINALAJMI/