Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, ka nominuar Ragmi Mustafin, për kryetar të Komunës së Bujanocit nga zgjedhjet e 2 qersshorit.
Është kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, që nëpërmjet një postimi, ka njoftuar për përmbylljen e procesit zgjedhor brenda partiak për zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Partia për Veprim Demokratik në Bujanoc, ka vendosur që listës ti prijë nga Ragmi Mustafi. Mustafi është një personalitet i njohur në komunën e Bujanocit për angazhimin e tij të gjatë dhe të palodhur në shërbim të zhvillimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve të kësaj komune” – ka shkruar ndër tjera, Kamberi në facebook.
Nga ana tjetër, i nominuari për kryetar të komunës së Bujanocit nga PVD, Ragmi Mustafi, ka shkruar falenderuar anëtarët e kryesisë së degës së PVD-së për besimin e dhënë, e veçmas, kryetarin e partisë, Shaip Kamberin dhe kryetarin aktual të Kuvendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadanin.
“Sot kam pranuar nominimin e Partisë për Veprim Demokratik dega në Bujanoc për kryetar të komunës së Bujanocit, në zgjedhjet e 2 qershorit!
Karrierën time politike e kam fillu si shumë i ri, me ëndrrën e madhe, t’i shërbej shqiptarëve të Luginës së Preshevës në përgjithësi, e Komunës së Bujanocit në veçanti!
Besimin që më dha, fillimisht kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, kryetarit Kuvendit Enver Ramadani, kryesia e antarësia e partisë me të cilën u rritëm të gjithë, që pas udhëheqjes më Këshillin Kombëtar Shqiptar të marrim #Bashkë udhëheqjen e Komunës së Bujanocit është ndër privilegjet më të mëdha të jetës sime, andaj FALEMINDERIT” – ka shkruar Mustafi në facebook.
Kujtojmë që Ragmi Mustafi, është këshilltar i zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë e Kosovës, dhe kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc.
Ai, ka qenë kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, duke shkruar historinë në ketë institucion, buxhetimin e Luginës së Preshevës me dy milionë euro në Qeverinë e Kosovës./LUGINALAJMI/