• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Hovenier: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke, Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë obligimet

11 Qershor, 2024
in Lajme, Rajoni
Hovenier: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke, Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë obligimet
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një sfidë që duhet tejkaluar vetëm me njohje reciproke dhe jo diçka më pak.

“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”, tha ai.

Duke folur në një panel të samitit “The Western Balkans 2024”, që po mbahet në Prishtinë, Hovenier theksoi edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ka një varg zyrtarësh amerikanë, përfshirë dhe mua, që kalojmë shumë kohë për zbatimin e plotë të obligimeve që Kosova dhe Serbia i kanë marrë në procesin e lehtësuar nga BE-ja”, tha Hovenier.

Dy vendet janë në negociata për më shumë se një dekadë, por shumë prej marrëveshjeve që kanë arritur, nuk i kanë zbatuar.

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë gatishmërie.

Hovenier theksoi edhe një herë qëndrimin e tij se nuk pajtohet me një deklaratë – të miratuar më 8 qershor nga Serbia dhe entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska – në të cilën Kosova trajtohet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

“Ky nuk është qëndrim i vendit tim apo i partnerëve. Ne e kemi njohur Kosovën si vend të pavarur demokratik dhe kjo nuk mund të diskutohet”, tha Hovenier.

Të njëjtën gjë ai e tha edhe një ditë më herët, duke kujtuar se SHBA-ja e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se ajo do të mbetet prapa këtij qëndrimi “me krenari”./REL

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
8:01 am, 9 Maj, 2025
temperature icon 12°C
re të shpërndara
Humidity 75 %
Pressure 1016 mb
Wind 6 mph
Wind Gust: 9 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:17 am
Sunset: 7:40 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Opozita shqiptare në Bujanoc akuzon Pajazitin për refuzim të shumicës gjithëshqiptare – përsëri zgjodhi SNS-in e Vuçiqit

Opozita shqiptare në Bujanoc akuzon Pajazitin për refuzim të shumicës gjithëshqiptare – përsëri zgjodhi SNS-in e Vuçiqit

8 Maj, 2025
Konferencë mbi qëndrimet e të rinjve shqiptarë ndaj Planit shtatëpikësh: “Mungesë implementimi dhe probleme të papranueshme që kërkojnë zgjidhje” (FOTO)

Konferencija o stavovima mladih Albanaca prema ‘Planu od sedam tačaka’: „Neadekvatna primena i neprihvatljivi problemi koji zahtevaju rešenje“ (FOTO)

8 Maj, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET