I nominuari për kryetar të Bujanocit nga lista “Fronti për Ndryshim”, Arbër Pajaziti, ka takuar të mërkuren në mbrëmje, kryemistrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Është vet Pajaziti, i cili përmes një postimi në facebook, ka njoftuar për rrjedhat e takimit, duke theksuar se: “Prania e Kosovës në Luginë, veçmas në Bujanoc, është imediate për qëndresën e shqiptarëve në trojet e veta”.
“Pasi na uroi për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit lokale, me kryeministrin diskutuam rrjedhat aktuale politike në Bujanoc dhe Luginë.
E ritheksuam orientimin tonë për bashkëpunim të patjetërsueshëm me institucionet e Republikës së Kosovës.
Prania e Kosovës në Luginë, veçmas në Bujanoc, është imediate për qëndresën e shqiptarëve në trojet e veta.
Mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës është domosdoshmëri dhe nevojë e kohës në të cilën ndodhemi por edhe e sfidave të cilat na presin.
Një Kosovë e fuqishme, një Bujanoc stabil” – ka shkruar Pajaziti pas takimit.
Kujtojmë që takimi I djeshëm, është zhvilluar në prag të krijimit të shumicës së re qeverisëse në komunën e Bujanocit, ku Arbër Pajaziti, ditë më parë ka nënshkruar marrëveshje partneriteti me të gjitha subjektet serbe dhe ate romë të dalura nga zgjedhjet e 2 qreshorit.
Megjithate, ende nuk dihet nëse, kryeministri Kurti, i ka kërkuar fituesit të zgjedhjeve lokale, Arbër Pajaziti, që të orientohet për një bashkëqeverisje me të gjitha partitë shqiptare në komunën e Bujanocit./LUGINALAJMI/