-Foto ilustrim-
Partia për Veprim Demokratik, nëpërmjet një postimi në facebook, ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të drejtorit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, për tendencën që “problemet e shqiptarëve do ti zgjidhin me shqiptarët e ndëgjueshëm”, respektivisht me Demo Berishën, kryetarin e Amzës shqiptare në Serbi.
“Duke anashkaluar të gjithë të përzgjedhurit e shqiptarëve Mitroviq paska nisur “zgjidhjen e çështjes së pasivizimit” pikërisht me një “shqiptar të ndershëm” siç është Demo Berisha.
Bashkepunimi Mitroviq – Berisha ka për qëllim eliminimin e përfshirjes ndërkombëtare në çështjet që kërkojnë zgjidhje urgjente për shqiptarët” – thuhet ndër të tjera në kumtesën e lëshuar nga PVD.
Tutje, nga Partia e Shaip Kamberit, thuhet se: Me metodat e veprimit politik tinzar, drejtori i Shërbimit të trupit koordinues, Nenad Mitroviq, po tenton me institucionalizu politikën e Sllobodan Millosheviqit sipas së cilës “problemet i zgjidhim me shqiptarët e ndëgjueshëm” që dmth me shqiptarët e ndershëm.
“Problemi i pasivizimit është produkt i politikës që përfaqësojnë edhe Mitroviqi edhe Berisha. Vetëm se edhe njëri edhe tjetri janë politikisht të dobët për të zgjidhur një problem të komplikuar e me tendenca të spastrimit etnik të shqiptarëve si puna e pasivizimit. Pasivizimin duhet ta ndalojnë ata që e kanë nisur” – thuhet në reagimin e PVD-së.
“Mitroviq e Berisha, me aktivizimin e tyre, tentojnë të blejnë kohë përderisa Ministria e brendshme po vazhdon me aplikimin e pasivizimit selektiv. Pasivizimi do zgjidhje të menjëhershme e jo dialogim. Shqiptarët dojnë barazi e jo nënshtrim” – thuhet në reagimin e PVD-së.
Kujtojmë që, procesi i pasivizimit, është proces nga i cili qytetarët shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, po humbin të drejtën e paisjeve me dokumente udhëtimi, dokumentet e pronësisë së pasurisë dhe të drejtën e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale./LUGINALAJMI/