Më 23 shtator, shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të vazhdojnë me ciklin e dytë të protestës për “identitet dhe dinjitet” mbi të drejtat e tyre kolektive në Serbi.
Është deputeti popullor, Shaip Kamberi, ai që ka bërë publike ketë protest, duke shkruar se:
“Kundër diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Të marshojmë për barazi dhe drejtësi!
Në Gusht ishim në Bujanoc, në Shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e kryetarit të PVD-së.
Protestat
Nga ana tjetër, ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka thënë se “ Lugina nuk heshtë”.
Ai ka përmenduar arsyejet se përse shqiptarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, duhet të protestojnë, duke nënvizuar;
Mjaft më me pasivizim adresash!
Njohje për diplomat tona!
Institucione për shqiptarët!
Në Gusht protestuam në Bujanoc, tani është radha të marshojm në Preshevë!
Jemi bashkë, një zë, një qëllim!
Marsho për barazi, për dinjitet, për të drejtat tona!
Shteti duhet të respektojë marrëveshjet!
Lugina nuk heshtë!
Kujtojmë që me 12 gusht, qindar shqiptarë në sheshin e qytetit të Bujanocit, protestuan për “identitet dhe dinjitet”, respektivisht kundër diskriminimit shtetëtor serbë ndaj qytetarëve shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./LUGINALAJMI/