Të hënën e 23 shtatorit në Preshevë, u zhvillua protesta e dytë me radhë gjithë popullore “për dinjitet dhe identitet” të organizuar nga spektri politik shqiptarë në Luginën e Preshevës. Me këtë rast, përveç vendosjes së disa paralluvae nëpër institucionet republikane nga protestuesit, shqiptarët e Luginës së Preshevës, ka shtruar disa kërkesa ndaj Beogradit zyrtar në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Këto janë kërkesat:
• Rrespektimin e plotë të Marrëveshjeve politike të të nënshkruara në mes të Qeverive Republikane dhe përfaqësuesve legjitim shqiptarë;
• Ndërprjerjen e menjëhershme të procesit selektiv dhe etnikisht të motivuar të pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe kthimin e adresave të të gjithë qytetarëve të pasivizuar;
• Njohjen e menjëhershme të Diplomave të të rinjëve shqiptarë të arritura nëpër Universitetet e Republikës së Kosovës, konform Marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe Ëashington;
• Integrimin e plotë e proporcional, të drejtë e të pakushtëzuar të kuadrove shqiptare në organet shtetërore dhe institucionet tjera republikane;
• Demilitarizimin e plotë të Luginës së Preshevës dhe rrespektimin e amnestisë të ish ushtarëve të UÇPMB-së.
• Ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të gjuhës së urrejtjes nga përfaqësuesit institucional të shtetit kundrejt popullit shqiptarë të Luginës së Preshevës;
• Zgjidhjen sa më të shpejtë të përdorimit zyrtarë të simbolit kombëtarë;
• Përfshirjen e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës si pjesë të Marrëveshjes përfundimtare e gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë; Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë poashtu prani më të madhe dhe efektive të mekanizmave ndërkombëtarë (BE, Këshilli i Evropës, OSBE) në Luginë të Preshevës dhe monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së shqiptarëve në Luginë. Për shqiptarët e Luginës së Preshevës bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe bashkërendimi me Qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës është i natyrshëm dhe duhet të jetë i pranuar nga të gjithë.