Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sot ka takuar takime të ndara me dy kryetarët shqiptarë të komunave, Preshevë dhe Bujanoc.
Fillimisht, Nenad Mitroviq ka takuar Arbër Pajazitin, kryetarin e komunës së Bujanocit, me të cilin ka ndarë në mënyrë solemne kontrtat e bursave për katër student nga Bujanoci, të clat në nivel mujor, do të marrin nga 30 mijë dinarë, deri në fund të vitit akademik 2024/2025.
Gjithashtu, ngjajshëm edhe në Preshevë, drejtori i Trupit Koordinues ka ndarë kontratat për bursat studentore më kryetaren e Komunës, Ardita Sinani ndarjen e kontratave për katër student nga kjo komunë me shumicë shqiptare.
“Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Shërbimi i Trupit Koordinues mbeten fuqishëm të përkushtuar për zgjidhjen e të gjitha sfidave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve”, ka thënë Mitroviq./LUGINALAJMI/