• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Rreth 1 mijë bujqë janë paraqitur deri më tani në konkursin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH)

7 Nëntor, 2024
in Lajme, Lugina
Këshilli Kombëtar Shqiptar do të hap zyren e saj edhe në Novi Pazar
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Qeveria e Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), ka shpallur një konkurs për subvencionimin e bujqve shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Ky konkurs, i mbështetur me një fond prej 1 milion eurosh, ka tërhequr një interes të jashtëzakonshëm nga bujqit e këtyre zonave. Kjo shumë është shumë herë më e lartë krahasuar me fondet e shpallura për konkurset nga administratat komunale në Bujanoc dhe Preshevë.

Megjithatë, është për t’u habitur fakti që deri tani janë regjistruar rreth 1 mijë aplikues, një numër shumë i madh në krahasim me numrin e bujqve që ushtrojnë aktivitetin bujqësor në këto dy komuna me shumicë shqiptare. Kjo ngrit pyetje mbi efektivitetin e këtij programi dhe mënyrën se si do të shpërndahen fondet e dedikuara për këtë kategori dhe cili do të jetë kriteri.

Për më tepër, ka shqetësime se, gjatë dy viteve të fundit, fondet e Qeverisë së Kosovës nuk janë shfrytëzuar në plotni, duke lënë miliona euro të papërdorura. Ky fakt ka krijuar një përshtypje se konkursi i shpallur tani mund të shfrytëzohet për qëllime politike, duke favorizuar mbështetësit e caktuar, dhe jo bujqit, blegtorët dhe bletarët e vërtetë, që në mënyrë të sinqertë ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Nëse ky trend vazhdon, ky konkurs mund të mbetet vetëm një masë për të krijuar iluzionin e mbështetjes për bujqësinë, pa siguruar përfitime reale për ata që e ushtrojnë këtë profesion në mënyrë profesionale./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
1:09 am, 19 Shtator, 2025
temperature icon 12°C
i kthjellët
Humidity 66 %
Pressure 1029 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:17 am
Sunset: 6:36 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

17 Shtator, 2025

Kamberi: Përgatitjet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak ngjallin shqetësim te shqiptarët në Luginë

17 Shtator, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET