Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur dje në takim, kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, njëherit deputet i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Në një postim të saj në rrjetet sociale, Spiropali njoftoi për bisedën e zhvilluar me Kamberin, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ajo e cilësoi si prioritet respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, duke e konsideruar këtë si një detyrim të shtetit serb.
Kryetarja Spiropali po ashtu theksoi nevojën për rritjen e përfshirjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në proceset integruese, si dhe për ngritjen e mekanizmave institucionalë dhe buxhetorë që do të mbështesnin zhvillimin e projekteve në këtë rajon.
Ky takim i zhvilluar në Tiranë tregon përpjekjet për intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke u fokusuar në mbrojtjen e të drejtave dhe zhvillimin e mëtejshëm të kësaj treve./LUGINALAJMI/