Në Bibliotekën e qytetit “14 Nëntori” në Bujanoc, së fundmi janë punësuar pesë punëtorë, prej të cilëve katër serbë dhe vetëm një shqiptar. Këtë informacion e bëri të ditur kryetari i Degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, përmes një postimi të tij në Facebook.
Në postimin e tij, Mustafi theksoi me ironi se në këtë përzgjedhje të punëtorëve të Bibliotekës, është punësuar vetëm një shqiptarë, krahas pesë serbëve.
“Pushtet multietnik e jo mahi. Pushtet i thellimit të pabarazisë. Phuuu,” shkroi ai në statusin e tij, duke aluduar në këtë strukturë të punësimit, që sipas tij thellon pabarazinë mes grupeve etnike në Bujanoc.
Mustafi nuk kurseu as kritikat e tij ndaj pushtetit lokal, duke i quajtur ata “mashtrues të shitur” dhe duke shtuar se ndryshimi nuk do të vijë përmes nënshtrimit, por përmes veprimeve të ndryshimeve reale. Ai përmendi inxhinierin e ri Vullnetin, që kishte projektuar hyrjen e re të Bibliotekës, duke shtuar se ai dhe të rinjtë si ai, mundë të i sjellin ndryshime që i shërbejnë të gjithëve dhe jo nënshtrimit të llojit tuaj.
Përveç kritikave ndaj pushtetit lokal, Mustafi shprehu edhe një herë shqetësimin e tij për një veprimet e koalicionit qeverisës, me që sipas Mustafit, kjo garniture qeverisëse po vazhdon të thellojë pabarazinë dhe të pengojë përfshirjen e grupeve etnike jo-serbe në punësim./LUGINALAJMI/