-Foto ilustrim-
Autoritetet serbe kanë refuzuar sot vizitën e ministrit të Kulturës në Qeverinë e Kosovës, Hajrulla Çeku në Preshevë. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, Ragmi Mustafi, i cili e shpërndau informacionin përmes një postimi në Facebook.
Mustafi e akuzoi Serbinë për përpjekje të vazhdueshme për të izoluara shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për të penguar shkëmbimin kulturor ndërmjet Kosovës dhe kësaj krahine. Ai theksoi se, pavarësisht refuzimit të vizitës, bashkëpunimi dhe solidariteti mes shqiptarëve, kudo që ndodhen, do të vazhdojnë.
Në postimin e tij, Mustafi shprehu se “Izolimi dhe pengesat nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore. Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do të kenë gjithmonë mbështetjen e Kosovës.”/LUGINALAJMI/