Anita Bajrami, nga fshati Tërnoc i Bujanocit, është kandidate për deputete në Parlamentin e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ajo është pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke u renditur në pozitën 106.
Në një postim në Facebook, Anita ka shpjeguar arsyet e bashkimit të saj me AAK-në, duke shkruar:
“Luginës i duhet përkrahja e vazhdueshme. Ushqyerja e fraksionimit në Luginë na ka çuar në një rrugë qorre. As milionat e ndara nuk e ndihmojnë atë që ka bërë ndarja politike nga Kosova në Luginë. Andaj, unë i bashkohem atij që bashkon, atij që patriotizmin nuk e ka në tubime për vota, atij që s’ju nda kurrë Luginës, as në luftë dhe as në paqe. Rrugëtimi mund të jetë i gjatë dhe i vështirë, por rezultati vjen nga njerëzit e fjalës dhe punës. Me Ramush Haradinajn! Mbaj numrin 106 në listën e Ramushit.”
Anita Bajrami është një intelektuale e re nga Tërnoci, e cila ka përfunduar studimet bazë në Universitetin Internacional të Ballkanit në Shkup. Ajo është e njohur për mbështetje të fuqishme ndaj grave dhe karakterizohet si një grua e fuqishme dhe e angazhuar./LUGINALAJMI/