Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Norçë, ku i riu A.M., 30 vjeç, humbi jetën pas një aksidenti të rëndë. Ngjarja e fatkeqe ndodhi rreth orës 22:00, kur automjeti me të cilin po udhëtonte A.M. doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie.
Sipas dëshmive të kalimtarëve, aksidenti ka ndodhur në një zonë të njohur të fshatit, ku automjeti humbi kontrollin. Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të emergjencës për të shpëtuar jetën e tij, 30-vjeçari, ai nuk arriti të mbijetonte nga plagët dhe ndërroi jetë në spitalin e Vranjës.
Policia lokale në Preshevë, ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit nga ana e shoferit. Grupi hetimor po shqyrton provat për të sqaruar arsyet e kësaj tragjedie./LUGINALAJMI/