• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia, reagon ashpër Serbia: Akt armiqësor ndaj nesh, u shkel karta e OKB

26 Mars, 2025
in Lajme, Rajoni
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia, reagon ashpër Serbia: Akt armiqësor ndaj nesh, u shkel karta e OKB
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Pas lajmit për njohjen e Kosovës shtet i pavarur, ka reaguar Serbia e cila e konsideron këtë Serbia  një “akt armiqësor” dhe ka paralajmëruar se do të marrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike” ndaj këtij akti.

“Veprimi i Kenias për ta njohur shtetin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ministria e Jashtme e Serbisë në një reagim.

Serbia po ashtu pretendon se me këtë veprim, Kenia “e ka shkelur edhe Kartën e OKB-së”. Kjo njohje, sipas Beogradit zyrtar “minon gjithashtu përpjekjet për dialog konstruktiv, stabilitet rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar”.

Serbisë i ka bërë përshtypje edhe fakti që Kenia i është referuar edhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si “të pabazuar”.

Në reagim po ashtu u tha se vendimi i Kenias do të ndikojë në marrëdhëniet e këtij shteti me Serbinë.

Serbia në përfundim të reagimit pretendon se në tetë vitet e fundit “28 shtete kanë tërhequr ose pezulluar njohjen e pavarësisë” së Kosovës, dhe se vetëm “dy shtete të reja e kanë njohur”.

“Shumica e qartë e bashkësisë ndërkombëtare, ligji dhe drejtësia janë në anën e Serbisë. Serbia mbetet e përkushtuar për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial me të gjitha mjetet diplomatike dhe juridike në dispozicion”, thuhet në fund të këtij reagimi./Balkan Web/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
8:33 am, 31 Korrik, 2025
temperature icon 21°C
të mbuluar me re
Humidity 64 %
Pressure 1015 mb
Wind 6 mph
Wind Gust: 8 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:24 am
Sunset: 7:54 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Petkoviq kundër rezolutës së Kamberit: Shqiptarët e jugut s’kanë vend në bisedimet e Brukselit

Petkoviq kundër rezolutës së Kamberit: Shqiptarët e jugut s’kanë vend në bisedimet e Brukselit

30 Korrik, 2025
Brukseli reagon për pasivizimin e adresave – Komisioni Evropian: Serbia duhet të sqarojë si po i kontrollon shqiptarët në jug

Brukseli reagon për pasivizimin e adresave – Komisioni Evropian: Serbia duhet të sqarojë si po i kontrollon shqiptarët në jug

30 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET