Të enjten (dje), në hollin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, u mbajt një aktivitet kushtuar gatimeve tradicionale, me organizim të “Iniciativës Qytetare” (Građanske Inicijative). Ngjarja mblodhi gra nga komuna të cilat prezantuan receta dhe ushqime që pasqyrojnë pasurinë kulturore dhe kulinare të rajonit.
Ky aktivitet synoi jo vetëm ruajtjen e traditës, por edhe nxitjen e grave që të shohin potencialin ekonomik të trashëgimisë sonë kulturore përmes sipërmarrjes. Përfaqësues të Komunës së Bujanocit përshëndetën këtë nismë, duke theksuar rëndësinë e rolit të grave në ruajtjen dhe përcjelljen e kulturës brez pas brezi.
U theksua gjithashtu se gatimet tradicionale nuk përfaqësojnë vetëm një aspekt të identitetit, por edhe një mundësi për zhvillim ekonomik dhe krijimin e bizneseve të qëndrueshme. Komuna e Bujanocit ka shprehur mbështetje për çdo nismë që fuqizon gratë dhe promovon trashëgiminë lokale./LUGINALAJMI/



